
Sipas dy zyrtarëve amerikanë të njohur me këtë çështje, ushtria amerikane planifikon të lëvizë anijet e marinës dhe avionët ushtarakë më afër Izraelit...
Që nga nisja e sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, SHBA ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj Tel Avivit dhe ka njoftuar se do ta ndihmoj atë me të gjitha mjetet e nevojshme.
Por duke parë se Izraeli u kap i papërgatitur nga sulmet, SHBA ka vendosur që të lëviz artilerinë e rëndë në ndihmë të Tel Avivit.
Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken deklaroi më herët se po diskutohet për ndihmën që do të dërgohet, por nuk dha detaje të tjera se për çfarë po flitet.
Por sipas dy zyrtarëve amerikanë të njohur me këtë çështje, ushtria amerikane planifikon të lëvizë anijet e marinës dhe avionët ushtarakë më afër Izraelit. Zyrtarët thonë se lëvizjet do të tregonin shfaqjen e mbështetjes, raporton NBC.
Sipas tyre lëvizja e anijeve do të nisë menjëherë , por jo të gjitha anijet do të jenë pranë Izraelit shumë shpejt, pasi disa prej tyre mund t ju duhet disa ditë.
Pentagoni ka urdhëruar grupin sulmues të avionëve Ford të lundrojë në Mesdheun Lindor për të qenë gati për të ndihmuar Izraelin.
Anija USS Gerald R. Ford dhe rreth 5000 marinarët e saj dhe kuverta e avionëve luftarakë do të shoqërohen nga kryqëzorë dhe shkatërrues në një shfaqje force që synohet të jetë gati për t'iu përgjigjur çdo gjëje, duke filluar nga ndalimi i mundshëm i armëve shtesë nga arritja e Hamasit dhe kryerja e vëzhgimit.
Sipas raportimeve të fundit, SHBA ka dërguar drejt Mesdheut Lindor në ndihmë të Izraelit një aeroplanmbajtëse USS Gerald R. Ford (CVN-78) si dhe anijet e tjera në Grupin Carrier Strike 12 që përfshin Cruiser të Klasit Ticonderoga USS Normandy (CG-60), si dhe shkatërruesit e klasit Arleigh Burke USS Ramage (DDG-61), USS McFaul (DDG-74) dhe USS Thomas Hudner (DDG-116). Ata thanë se dërgesa është edhe për t’u ardhur në ndihmë evakuimit të mundshëm të qytetarëve amerikanë nga vendi nëse do ishte e nevojshme, thuhej në një postim në platformën 'X'.
Lini një Përgjigje