TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Tetor 2025, 19:48

SHBA sulmoi anijet e karteleve të drogës, reagon Kolumbia: Ndaloni, është vrasje!

Shkruar nga Pamfleti

SHBA sulmoi anijet e karteleve të drogës, reagon Kolumbia: Ndaloni,

Kolumbia reaguar ashpër pas sulmeve ajrore të SHBA-ve ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge pranë brigjeve të Amerikës së Jugut.

Reagimi erdhi pasi Pentagoni njoftoi dy goditje të reja që shkaktuan pesë viktima, ndërsa që prej shtatorit janë raportuar dhjetëra të vrarë.

Qeveria kolumbiane, përmes Ministrisë së Jashtme dhe presidentit Gustavo Petro, akuzoi Ëashingtonin për shkelje të së drejtës ndërkombëtare, duke i quajtur sulmet “vrasje”.

 SHBA-ja i justifikon veprimet si pjesë të një operacioni kundër karteleve të drogës që veprojnë nga Venezuela, por vendet e rajonit e shohin këtë si përshkallëzim të rrezikshëm.

Ekspertët paralajmërojnë se goditjet, që kanë prekur edhe anije me flamur kolumbian, mund të përhapin konfliktin dhe të dëmtojnë bashkëpunimin dypalësh SHBA–Amerikë Latine. Tensionet janë rritur veçanërisht pas vrasjes së peshkatarit kolumbian Alejandro Carranza, që familja e tij e mohon të ketë qenë i përfshirë në trafik.

Presidenti Trump ka mbrojtur fushatën si të domosdoshme për luftën kundër drogës dhe ka paralajmëruar mundësinë e zgjerimit të operacioneve edhe në objektiva tokësore. Situata ka hapur debat ndërkombëtar mbi kufijtë e veprimit ushtarak, sovranitetin e shteteve dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar në luftën kundër narkotikëve.

Lini një Përgjigje