TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2024, 18:20

Shpërthim në një hidrocentral në Bolonja/ Tre të vdekur, tre të plagosur dhe gjashtë të zhdukur

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim në një hidrocentral në Bolonja/ Tre të
Hidrocentrali ku ka ndodhur shpërthimi

Një shpërthim është shënuar sot rreth orës 15:00 në një central hidroelektrik në Bolonja të Italisë. Deri më tani bëhet me dije se tre persona kanë humbur jetën, tre janë plagosur ndërsa ende rezultojnë gjashtë persona të zhdukur.

Një shpërthim është shënuar sot rreth orës 15:00 në një central hidroelektrik në Bolonja të Italisë.

Deri më tani bëhet me dije se tre persona kanë humbur jetën, tre janë plagosur ndërsa ende rezultojnë gjashtë persona të zhdukur.

Nga detajet e para mësohet se shpërthimi ka ndodhur në katin minus nëntë që rezulton në 30 metra thellësi të liqenit.

Kryetari i Bashkisë së Comugnano-s, Marco Masinara, ka sqaruar se punonjësit po kryenin disa rregullime në turbinat e hidrocentralit.

Drejtuesi i zjarrëfikësve ka thënë se ndërhyrja është e vështirë, për shkak edhe të thellësisë por edhe të tymit të pranishëm.

“Incidenti ka ndodhur nën nivelin e ujit dhe kemi vështirësi të mbërrijmë atje, për shkak edhe të tymit. Në momentin që do të arrijmë në katin e duhur, do të kuptojmë edhe se çfarë ka ndodhur me saktësi. Ndërkohë shkaqet ë shpërthimit nuk i dijmë ende”, ka thënë për mediat italiane, drejtuesi i forcave zjarrëfikëse.

Të plagosurve u është dhënë menjëherë ndihma mjekësore, por nga ana tjetër ende nuk ka asnjë të dhënë për të zhdukurit.

bolonja shperthim

Lini një Përgjigje