TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2026, 08:08

Shpërthime të fuqishme në Bejrut, Izraeli paralajmëron ofensivë në Liban

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthime të fuqishme në Bejrut, Izraeli paralajmëron

Disa sulme ajrore goditën gjatë natës periferitë jugore të Bejrutit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit (NNA), ndërsa Izraeli njoftoi nisjen e “operacioneve tokësore të kufizuara dhe të synuara” kundër Hezbollahut në jug të vendit.

Pamjet e publikuara nga agjencia Reuters tregojnë një re të madhe tymi që ngrihej mbi zonat jugore të kryeqytetit libanez, të njohura si bastion i Hezbollahut dhe shpesh objekt i sulmeve ajrore izraelite.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) deklaruan se kryen sulme ndaj “objektivave të shumta terroriste” me synim, sipas tyre, “zbutjen e kërcënimeve në mjedisin operativ” përpara hyrjes së forcave tokësore.

Agjencia NNA raportoi gjithashtu për sulme të shumta në zona të ndryshme të Libanit jugor.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, të paktën 850 persona janë vrarë dhe mbi 2,100 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i përshkallëzimit të konfliktit deri në pasditen e së dielës. "CNN" thekson se nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto shifra.

Ndërkohë, paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara deklaruan se gjatë një patrullimi pranë bazave të tyre u qëlluan, “me shumë gjasa nga grupe të armatosura jo-shtetërore”, por pa të lënduar.

Nga ana tjetër, Hezbollahu njoftoi se kishte kryer pesë sulme gjatë së hënës, ndërsa të dielën pretendoi se kishte ndërmarrë 25 sulme që synonin objektiva në Izrael, në Lartësitë e Golanit dhe pozicione të ushtrisë izraelite në territorin e Libanit.

Lini një Përgjigje