
Tensionet mes Moskës dhe Kievit po shtohen kërcënimeve të SHBA-ve dhe vendosjes së dy nëndetëseve të SHBA-ve afër Rusisë.
Ukraina sulmoi disa rafineri të naftës dhe kreu sulme në zona të ndryshme, kurse Kremlini ka kërcënuar me ‘Oreshnikët’. Ukraina ka goditur gjithashtu edhe centralin bërthamor të Zaporizhzhias, të kontrolluar nga rusët, ku pati dëme dhe një viktimë.
Moska raportoi për 3 të vdekur gjatë sulmit të Kievit dhe 112 dronë të kapur gjatë 48 orëve të fundit.
Sipas “Corriere”, sulmet ukrainase goditën zonat e Rostovit dhe Penzës, si dhe në Samara, larg vijës së frontit. Mbrojtja ajrore ruse, interceptoi dhe shkatërroi 112 dronë ukrainas mbi rajonet ruse, Detin e Zi dhe Detin Azov mbrëmë.
Një zjarr shpërtheu edhe në zonën industriale pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias, pas sulmeve nga Forcat e Armatosura të Ukrainës. Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se ushtria ukrainase përdori një dron për të goditur një kamion zjarrfikës që kishte mbërritur për të shuar flakët.
“Pas granatimeve nga Forcat e Armatosura të Ukrainës në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhisë të pushtuar nga Rusia, një zjarr shpërtheu në zonën industriale. Gjatë një inspektimi të zonës, u gjet edhe një makinë që nuk kishte lidhje me termocentralin bërthamor, në të cilën u gjet një civil i vdekur”, raportoi TASS.
Administrata e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhisë deklaroi se sulmet nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, të cilat rezultuan në vdekjen e një civili dhe u drejtuan kundër personelit të sigurisë bërthamore dhe rrezatimit, janë absolutisht të papranueshme. Nuk pati viktima midis stafit të termocentralit ose zjarrfikësve.
Kremlini: Pavarësisht kërcënimeve të SHBA, India do vijojë të blejë naftë nga Rusia!
Nga ana tjetër, Kremlini vijon bisedat diplomatike dhe ekonomike, teksa njoftoi se India do të vazhdojë të blejë naftë nga Rusia, pavarësisht kërcënimeve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për sanksione.
"Këto janë kontrata afatgjata nafte. Nuk është aq e thjeshtë të ndalosh blerjen nga një ditë në tjetrën", tha njëri nga burimet.
Muajin e kaluar, Trump shkroi në një postim në “Truth Social” se India do të përballet me sanksione të mëtejshme për blerjet e armëve dhe naftës ruse. Dje, presidenti i SHBA-së u tha gazetarëve se kishte dëgjuar se India nuk do të blinte më naftë nga Rusia. “Reuters” raportoi këtë javë se rafineritë shtetërore indiane ndaluan blerjen e naftës ruse javën e kaluar pasi zbritjet u ngushtuan në korrik.
"Lidhur me nevojat tona për furnizim me energji, ne shqyrtojmë se çfarë është në dispozicion në tregje, çfarë ofrohet dhe gjithashtu cila është situata ose rrethanat mbizotëruese globale", u tha dje gazetarëve zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme indiane, Randhir Jaiswal.
Lini një Përgjigje