
Një ekip studiuesish të NASA-s, në bashkëpunim me Universitetin Toho në Japoni, përdorën superkompjuterë për të vlerësuar qëndrueshmërinë afatgjatë të Tokës.
Simulimet e tyre tregojnë se jeta në planetin tonë, si njerëzore ashtu edhe mikrobike, do të përballet me sfida të mëdha.
Studimi, i titulluar "Jetëgjatësia e Ardhshme e Atmosferës së Oksigjenuar të Tokës", vlerëson se në rreth 1 miliard vjet, nivelet e oksigjenit do të kenë rënë aq shumë sa çdo organizëm që varet prej tij do të zhduket.
Shkencëtarët shpjegojnë se atmosfera do të hollohet, temperaturat sipërfaqësore do të bëhen ekstreme dhe oqeanet do të jenë avulluar kryesisht.
Pavarësisht këtyre skenarëve ekstremë, jeta njerëzore pritet të preket shumë më shpejt. Efekti i kombinuar i rritjes së aktivitetit diellor me ndryshimet klimatike antropogjenë, rritja e temperaturave, shkrirja e akullnajave dhe ndotja e ajrit, do ta bëjë planetin gjithnjë e më pak mikpritës.
"Shkëlqimi i Diellit po rritet vazhdimisht dhe kjo po ndikon në banueshmërinë e Tokës. Modelet më të fundit tregojnë se periudha gjatë së cilës Toka do të mbetet e banueshme është pothuajse gjysma e vlerësimeve të mëparshme", thekson Kazumi Osaki, kreu i studimit.
Faji eshte i inteligjences njerezore,te asaj pakice,qe shohin parane primare,qe nuk pyesin as per njerezit e tyre,kur dhe kafshet jane me njerezore se keta bastarde. Bota eshte bere smog i gjalle,na ruajt o Zot femijet,brezi jone nuk e mbron dot boten,inshalla brezi tjeter.