TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2026, 22:05

Gent Progni: Kallëzim i ri në SPAK për 4 milionë eurot e organizimit të koncertit të Kanye West

Shkruar nga Pamfleti

Gent Progni: Kallëzim i ri në SPAK për 4 milionë eurot e

Eksperti i IT-së, Gent Progni, mbajti një fjalim gjatë protestës së 42-të para Kryeministrisë, ku hodhi akuza ndaj qeverisë dhe ngriti pretendime për mënyrën e përdorimit të fondeve publike.

Progni ironizoi rritjen e çmimit të sufllaqeve, duke e lidhur me koncertin e Kanye West në Tiranë. Ai tha se pjesëmarrësit në koncert i kanë bërë një “nder” protestës, pasi kanë ndihmuar në rritjen e debatit publik për shpenzimet e aktivitetit.

Eksperti deklaroi se, nëse do të ketë një ndryshim politik në vend, do të propozojë një ligj simbolik që do ta quante “ligji i sufllaqeve”, ndërsa personat që kanë shpërdoruar fondet publike duhet të mbajnë përgjegjësi.

Progni bëri me dije gjithashtu se po përgatitet një kallëzim i ri për t’u depozituar në SPAK, lidhur me një fond prej 4 milionë eurosh, për të cilin ai pretendon se i është dhënë një kompanie private. Ai ngriti pretendime për lidhje mes kësaj kompanie dhe individëve të tjerë, si dhe për çështje pronësie, duke kërkuar që kjo të hetohet nga organet e drejtësisë.

“Kur po vija këtu, çmimi i sufllaqes ishte rritur, se ishte mbaruar nga ato të Kanye West. Ata që kanë shkuar atje na kanë bërë një nder, disa kanë shkuar me zor. Kur të vijë Shqipëria e Re, do të bëjmë një ligj të ri dhe do ta quajmë ligji i sufllaqeve, dhe do t’i dënojmë. Por atje në burg nuk do t’u japim sufllaqe. Rama na ka dhënë mundësinë për të bërë një dosje tjetër për ta çuar në SPAK për 4 milionë euro. 4 milionë euro për t’ia dhënë kompanisë që organizon të gjithë tallavatë e kësaj qeverie. Këtë kompani ta çojmë në SPAK. Kjo është qeveri e tallavasë, qeveri që do arrestohet, qeveri që do japë dorëheqje”, tha Progni.

eksperti i it-së gent progni kallezim spak proteste

Lini një Përgjigje