TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2026, 22:12

“Nuk jemi sorra e korba”, Osman Stafa i përgjigjet Ramës: Jemi shqiponja që luftojmë për Shqipërinë!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk jemi sorra e korba”, Osman Stafa i përgjigjet Ramës:

Gazetari Osman Stafa ka marrë fjalën në protestën e 42-të para Kryeministrisë. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe të vijojnë qëndrimin përballë qeverisë.

Gjatë fjalimit të tij, Stafa iu referua deklaratave të Ramës, i cili ka etiketuar protestuesit si “sorra dhe korba”, duke kundërshtuar këtë mënyrë përshkrimi dhe duke thënë se në shesh ndodhen qytetarë që kërkojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe vendin.

Ai renditi disa prej kategorive që janë pjesë e protestës: të rinjtë që duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri, familjet që kërkojnë të jetojnë me dinjitet, pensionistët që përballen me vështirësi ekonomike dhe pacientët që hasin probleme në sistemin shëndetësor.

Stafa deklaroi se shqetësimet e qytetarëve lidhen me korrupsionin, mungesën e mbështetjes sociale dhe problematikat në shërbimet publike. Sipas gazetarit, protestuesit nuk janë kundër vendit, por janë qytetarë që kërkojnë një Shqipëri ndryshe.

Duke përdorur simbolikën e shqiponjës, Osman Stafa u bëri thirrje pjesëmarrësve të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos dorëzohen, duke i cilësuar ata si njerëz që luftojnë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

“Përballë keni një kryeministër që ju quan sorra dhe korbat. Por kush janë? Janë rinia që kërkon të ardhmen ta ketë në Shqipëri? Janë të rinjtë që duan familjen e tyre ta krijojnë në Shqipëri? Kush janë sorrat dhe korbat? Janë ata qytetarë që kërkojnë që korrupsionit t’i jepet fund. Janë pensionistët që kërkojnë të drejtën e tyre themelore, paratë për të blerë ilaçe. Janë ato nëna me fëmijë jetimë që nuk mbyllin dot muajin? Janë pacientët që shkojnë në spitale e nuk gjejnë ilaçe e pajisje. Jo mor jo, këtu janë shqiponjat që luftojnë për dinjitet e një Shqipëri ndryshe. Janë shqiponjat që kërkojnë dinjitet për të ardhmen. A i keni parë çfarë shpenzimesh luksi, çfarë jete jetojnë ata. Qëndroni, rezistoni, luftoni për të ardhmen tuaj. Jeni shqiponjat më të bukura të atij flamuri që valëvitet dhe kërkon që të ardhmen ta kenë në Shqipëri. Ata nuk lodhen duke vjedhur, edhe ju si shqiponja duhet të qëndroni në shesh deri në fund”, tha Stafa.

gazetari osman stafa kryeministri proteste

1 Komente

  1. H
    Haxhire Agjaku

    E vertete .Jeni Shqiponja qe protestoni per te drejtat te kombit te familjes ,kjo toke eshte toke e Sqiptarve .Jo e tradhtarve hajdutve...

    Lini një Përgjigje