TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2026, 22:45

Video/ Thirrja “Rama jepe dorëheqjen” jehon në koncertin e Kanye West, kryeministrin e “lë në baltë” edhe administrata

Shkruar nga Pamfleti
Video/ Thirrja “Rama jepe dorëheqjen” jehon në koncertin e
Pamje nga koncerti

Ndonëse Edi Rama dha 4 mln euro dhe dërgoi gjithë administratën te koncerti i Kanye West, duket se nuk i ka ecur dhe aq shumë.

Aktualisht koncerti është duke vijuar, por në disa video të shpërndara në rrjetet sociale duket se edhe aty kanë shpërthyer thirrjet: “Rama, jepe dorëheqjen”.

Pasi e promovuan me entuziazëm, koncerti rrezikoi të dështonte, pasi afro 25 mijë bileta u shitën. Rama vendosi që t’i blejë vetë të tjerat dhe ua shpërndau administratës dhe nxënësve. Por si duket ka edhe mes njerëzve të tij që nuk e duan.

 

rama kanye west

Lini një Përgjigje