Bota22 Maj 2023, 22:41

Të shtëna me armë zjarri në Serbi, plagosen dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Serbi, plagosen dy persona

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Beograd pas të shtënave me armë zjarri përpara një restoranti në zonat e njohura si ‘Novopazarska’ dhe ‘Maksima Gorki’.

Mediat serbe shkruajnë se të plagosurit janë dy persona të moshës 26 dhe 30 vjeç të cilët tashmë po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Rreth orës 19:40, në Maksim Gorki është qëlluar një njëzet e gjashtë vjeçar, i cili ka pësuar lëndime dhe në Novopazarska, një burrë është gjetur me plagë me armë zjarri dhe është qëlluar edhe në Maksim Gorki. Policia është në kërkim intensiv për autorin”, njofton policia serbe.

serbi të shtëna plagosen dy persona