
Evangelos Loukos, shefi i policisë bashkiake të Athinës, ngriti një dron me një kamerë termike mbi kryeqytetin helen, për të regjistruar temperaturat e larta që e kanë përfshirë në ditët e fundit.
Në një moment, temperatura arriti në 61.6 gradë Celsius !
"Ekipet e sistemeve të avionëve pa pilot të Drejtorisë së Policisë Bashkiake të Athinës operojnë dhe sigurojnë mbikëqyrje të shtuar 24-orëshe të të gjitha parqeve dhe kodrave brenda Bashkisë së Athinës për të parandaluar zjarret, si dhe për njoftim në kohë në rast të një incidenti ", tha Evangelos Loukos.
Lini një Përgjigje