Vizita ka peshë strategjike për Europën Juglindore, një rajon i tensionuar për kufijtë detarë dhe burimet energjetike në Mesdheun Lindor.
Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi, njoftoi ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Ann Guilfoyle, gjatë prezantimit të dokumentarit të Melania Trump.
Nuk është konfirmuar ende data e vizitës, as nëse Trump do të ndalet edhe në Izrael, Qipro apo Turqi.
Vizita ka peshë strategjike për Europën Juglindore, një rajon i tensionuar për kufijtë detarë dhe burimet energjetike në Mesdheun Lindor. Shtetet e Bashkuara po rrisin investimet për gazin dhe naftën në rajon, duke përforcuar lidhjet me Greqinë, ndërkohë që Athina forcon bashkëpunimin me Izraelin dhe Qipron.
Ndërkohë, pas dialogut të nivelit të lartë mes Greqisë dhe Turqisë, ekziston shpresë për ulje të tensioneve, edhe pse NAVTEX-et turke për zona të kontestuara mbeten një burim shqetësimi.
Analistët vënë re se rritja e interesit amerikan për energjinë mund të ndryshojë balancat e fuqisë dhe të nxisë zgjidhje politike në rajon.
Javën e kaluar, dy vendet nisën një dialog politik të nivelit të lartë, që pritet të çojë në një takim mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në gjysmën e parë të shkurtit.
Lini një Përgjigje