Bota28 Maj 2023, 17:02

Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç: Këtë javë bisedime me Macron dhe Scholz, nuk dorëzohemi!

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç: Këtë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Teksa kërkoi mbështetjen e qytetarëve serbë, Vuçiç e bëri të qartë që nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u është drejtuar qytetarëve me një video-mesazh ku tha se javën që po vjen do ketë bisedime me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emanuel Macron.  

Në fokus të bisedimeve do të jenë zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe rindezja e tensioneve mes dy vendeve. Teksa kërkoi mbështetjen e qytetarëve serbë, Vuçiç e bëri të qartë që nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Të dashur qytetarë, shumë gjëra na ndanë në javët e kaluara. Është koha për t'u bashkuar dhe për të zgjidhur problemet së bashku. Prandaj ftoj edhe një herë që të bisedojmë me të gjithë përgjegjësit në shoqërinë tonë, të cilët përmes dialogut mund të ofrojnë një shans për stabilitet dhe përparim të mëtejshëm të vendit tonë. Java e ardhshme do të jetë e vështirë për Serbinë. Kemi shumë obligime ndërkombëtare, bisedime me liderë evropianë, prej Bratislavës e Çisinaus, bisedimet me Emmanuel Macron-in dhe Olaf Scholz-in. Dua të falënderoj njerëzit për mbështetjen e tyre të madhe dhe për të kuptuar se sa shumë luftojmë për Serbinë tonë. Për ata që janë të frikësuar, që pyesin veten nëse do të dorëzohemi dhe do të dorëzohemi nën presion, përgjigja ime është nuk ka dorëzim dhe dorëzimi nuk është menduar kurrë”, përfundoi presidenti, raporton Danas.

Dy ditë më parë Aleksandër Vuçiç mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për tensionet në veri të Kosovës, ku protestues serbë u përplasën me forcat speciale që tentuan të fusin në zyrë kryetarët e rinj të komunave të Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Sveçanit. Ai tha se situata në Kosovë nuk kishte qenë kurrë më e trazuar se aktualisht.

Ngjarjet e ndodhura dy ditë më parë në veri ku mbetën të plagosur edhe 5 efektivë të policisë së Kosovës pas përplasjeve të dhunshme me protestuesit, sollën reagim të menjëhershëm të ndërkombëtarëve të cilët i cilësuan si provokim veprimet e Forcave Speciale për të futur në zyrë kryetarët e rinj të komunave.

Në të njëjtë ditë Vuçiç u largua nga drejtimi i Partisë Përparimtare Serbe. Në Kuvendin e jashtëzakonshëm në Beograd, ai ka propozuar emrin e ministrit të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç si pasardhësin e tij në krye të partisë.

Unë do t’ju propozoj zyrtarisht për pikën e dytë, por dua të them që ndërkohë që janë edhe gazetarët, për kryetarin e SNS-së dhe sigurisht që do të merret një vendim pasi të konsultohemi të gjithë për udhëheqjen e ardhshme, sugjeroj që të zgjedhim Millosh Vuçeviqin, nënkryetarin e SNS-së, si kryetar të ri”, deklaroi presidenti serb.

tensionet në veri të kosovës vuçiç