
Italia mbështet krijimin e një shteti palestinez në OKB, por jo njohje të menjëhershme.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani deklaroi se Italia do të jetë pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 22 shtator, e cila synon krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe përfundimin e armiqësive në rajon.
Tajani theksoi se kjo mbështetje nuk do të thotë njohje të menjëhershme të Palestinës si shtet.
“Njohja e një shteti pa u krijuar kushtet për lindjen e tij nuk do të ketë efekt tjetër përveçse do të shtyjë tutje paqen”, deklaroi ai në Parlamentin italian.
Ky qëndrim tregon një ndryshim në politikën e jashtme të Romës, që, ndryshe nga disa vende që kanë njohur Palestinën në mënyrë të njëanshme, mbështet fuqimisht krijimin e shtetit palestinez brenda kornizave të OKB-së dhe kërkon një përfshirje më aktive në nismat ndërkombëtare për zgjidhjen me dy shtete.
Lini një Përgjigje