
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga zjarri që përfshiu disa pallate banimi në Hong Kong.
Policia tha se disa njerëz mbetën të bllokuar brenda, ndërsa zjarri përfshiu gjashtë kulla 31-katëshe. Autoritetet e shpallën incidentin një zjarr me pesë alarme, vlerësimi më i lartë i emergjencës dhe të paktën 128 automjete zjarrfikëse dhe pothuajse 800 zjarrfikës u dërguan për të luftuar flakët. Rrugët, përfshirë autostradat kryesore pranë kullave, janë mbyllur.

“Temperatura brenda ndërtesave në fjalë është shumë e lartë. Është e vështirë për ne të hyjmë në ndërtesë dhe të ngjitemi lart për të kryer operacione zjarrfikëse dhe shpëtimi”, tha ai.

Dy persona raportohet se janë në gjendje kritike me djegie të rënda. Të paktën një zjarrfikës i quajtur Ho Ëai-ho, 37 vjeç, ishte midis të vdekurve.

Zjarri, më vdekjeprurësi në Hong Kong prej dekadash, shpërtheu të mërkurën pasdite në kompleksin rezidencial Ëang Fuk Court në Tai Po, në Territoret e Reja veriore të rajonit. Kompleksi përbëhet nga tetë kulla që përmbajnë rreth 2,000 apartamente që strehojnë rreth 4,800 njerëz.

????13 KILLED IN HONG KONG FIRE
— Sarcasm (@sarcastic_us) November 26, 2025
Massive high-rises in Hong Kong are engulfed in flames -multiple blocks burning, residents trapped, evacuations underway, and tragic loss of lives including a firefighter.#HongKong pic.twitter.com/Sv5hXIlywu
Lini një Përgjigje