
Presidenti i SHBA Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump shkuan në Newark, New Jersey, pasi morën pjesë në funeralin solemn të Papa Françeskut në Romë.
Sapo zbritën nga Air Force One, Trump dhe Melania u përshëndetën me një puthje në faqe, gjest që tërhoqi vëmendjen e mediave dhe u fotografua nga gazetarët. Pas asaj puthje, të dy morën drejtime të ndryshme.
Presidenti hipi në helikopterin Marine One për në Bedminster, ku ndodhet fusha e tij e famshme e golfit, ndërsa Zonja e Parë, e cila festonte ditëlindjen e saj të 55-të po atë ditë, hipi në një makinë dhe mori një drejtim tjetër. Destinacioni i Melanias nuk bëhet i ditur, por nuk është përjashtuar mundësia që ajo të shkojë në Nju Jork për të takuar dhe festuar me djalin e saj Barron, i cili studion atje.
Trump, para se të largohej, deklaroi se do të festonte me gruan e tij në bordin e avionit presidencial dhe pohoi se nuk kishte pasur shumë kohë për të organizuar dhurata për shkak të angazhimeve institucionale.
Megjithatë, një gjest simbolik nuk mungoi: një buqetë e madhe me lule rozë u ngarkua në makinën e Melanias, pavarësisht nxitimit të tyre.
Lini një Përgjigje