
Presidenti Donald Trump ka firmosur njw dekret pwr të rritur prodhimin e qymyrit.
I rrethuar nga punëtorët e qymyrit, Trump tha se kjo është një "ditë shumë e rëndësishme".
"Ne po rikthejmë një industri që ishte braktisur," thotë ai.
Presidenti amerikan tha sot se ai do t'i japë fund "luftës së Joe Biden për qymyrin e bukur të pastër" dhe minatorët "do të kthehen në punë".
Trump po nënshkruan një urdhër ekzekutiv për të shpallur qymyrin mineral, gjë që nuk është. Qymyri është një shkëmb sedimentar dhe klasifikohet si lëndë djegëse fosile.
Më pas Donald Trump foli për tarifat, duke deklaruar se SHBA do të marrë 2 miliardë dollarë në ditë nga tarifat. Presidenti amerikan e bëri komentin pa dhënë detaje.
Lini një Përgjigje