
Prej disa ditësh aludimet rreth shëndetit të Presidentit amerikan Donald Trump, kanë shpërthyer në rrjetet sociale. Sipas asaj që raporton, Nicholas Joseph Fuentes, një analist politik amerikan i ekstremit të djathtë, në podcastin e tij gjendja shëndetësore e Trupti nuk ka qenë e mirë ditët e fundit.
Fuentes zbuloi se ka pasur një bisedë me Alex Jones, një prezantues radiofonik amerikan i ekstremit të djathtë dhe teoricien i shquar i konspiracionit, i cili kishte biseduar me njerëz të besuar brenda Shtëpisë së Bardhë rreth kësaj situate.
BREAKING: Trump's health is "not well", and White House insiders say he frequently mentions "heaven." pic.twitter.com/7X5LNMqpwL
— PoliticsVideoChannel (@politvidchannel) September 2, 2025
Sipas tij, burimet brenda Shtëpisë së Bardhë janë shprehur se gjendja e Trumpit nuk ka qenë e mirë dhe kanë shtuar se kohët e fundit ai flet vetëm për parajsën.
Nick Fuentes thotë se përmendjet e shpeshta të parajsës nga Trump janë të pazakonta sepse Trump nuk është fetar dhe sipas tij kjo tregon se presidenti nuk është mirë.
"Shëndeti i Trump nuk është aq i mirë sa në vitin 2024", shprehet Fuentes të ketë thënë një burim nga Shtëpia e Bardhë.
Lini një Përgjigje