
Mbreti Charles III, Mbretëresha Camilla, Princi William dhe Princesha Kate pritën sot presidentin e SHBA Donald Trump dhe gruan e tij Melania në Britani, duke shënuar kështu vizitën e dytë historike shtetërore të presidentit amerikan.
Mediat britanike shkruan se se presidenti amerikan dhe Zonja e Parë e SHBA-së thyen protokollin mbretëror sapo mbërritën në Kështjellën Windsor.
Trump mbërriti me helikopterin ‘Marine One’ në Kopshtin e Muruar të Windsor 21 minuta pas kohës së planifikuar, e cila ishte planifikuar në orën 11:55.

Mbërritja e çiftit Trump u shoqërua me kolonë muzikore nga Kalorësia Familjare, e cila mbante veshur uniforma zyrtare të dizenjuara në shekullin e 17-të dhe të bëra prej fije ari të pastër.
Sapo Trump përshëndeti Princeshën e Uellsit, e cila së bashku me Princin William ishin të parët që përshëndetën presidentin amerikan, sipas një lexuesi buzësh, ai i tha Kate: "Je e bukur".
Por Donald dhe Melania Trump nuk u përkulën para çiftit mbretëror. Pastaj të katërt ecën drejt Shtëpisë Victoria, ku takuan mbretin dhe mbretëreshën.
Presidenti amerikan e theu protokollin për herë të dytë, pasi si ai ashtu edhe Melania shtrënguan duart me Charlesin dhe Camillan, por asnjëri prej tyre nuk u përkul, siç është zakoni.
Edhe pse ky veprim është zyrtarisht kundër protokollit, një ekspert mbretëror i shpjegoi medias britanike “Express” se familja mbretërore nuk ofendohet nga një gjest i tillë, gjë që e kanë bërë edhe presidentë të tjerë amerikanë.
Lini një Përgjigje