
Toka turke duket se nuk po gjen qetësi. Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë edhe ditën e sotme në Turqi. Mësohet se magnituda e tërmetit që goditi Turqinë Lindore ishte 5.3 ballë, sipas asaj që raporton Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej 11 km.
Epiqendra ndodhet 10 kilometra në jugperëndim të qytetit të Malatyas. Shumë banorë kanë dalë nga shtëpitë e tyre nëpër rrugë dhe sheshe. Ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.
Kujtojmë se më 6 shkurt të këtij viti kufiri mes Turqisë dhe Sirisë u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 la pas mbi 59 mijë viktima dhe mbi 120 mijë të plagosur. Që atëherë toka turke nuk ka gjetur qetësi dhe është goditur herë pas here nga tërmete të magnitudave të ndryshme.

Lini një Përgjigje