
Ukraina mesa duket nuk i fsheh më qëllimet e saj për eliminimin e presidentit rus. Kjo pasi vetë zv/shefi i shërbimeve sekrete të Kievit, Vadym Skibitsky tha zyrtarisht se Ukraina ka si shënjestër, eliminimin e Vladimir Putin.
“Prioriteti ynë është që të shkatërrojmë komandantin e njësisë që urdhëroi burrat e tij të sulmonin Ukrainën. Nëse Putin nuk eliminohet, lufta nuk do të mbarojë kurrë”, u shpreh numri dy i shërbimeve sekrete ukrainase duke kërcënuar me shkatërrimin e portit të Mariupolit, të kthyer në qendër logjistike për ushtrinë e Moskës.
Kjo deklaratë e tij vërtetohet qartë edhe nga veprimet e fundit të Kievit, ku vetëm pak javë më parë ata sulmuan godinën presidenciale ku qëndron Putin.
Edhe pse ata e mohuan një gjë të tillë agjencitë e inteligjencës amerikane mendojnë se pas sulmit me dron në Kremlin tre javë më parë qëndrojnë shërbimet sekrete ukrainase. Kështu raporton New York Times, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara nuk e dinë me saktësi se cila njësi e ka kryer sulmin.
Ndërkohë, Shërbimet Sekrete të Moskës, njoftuan se sobotatorët ukrainas kanë vënë në shënjestër dy centrale bërthamore të Rusisë, duke hedhur në erë një kullë transmetimi në centralin e Leniningradit.