Bota25 Maj 2023, 20:37

Alarmohet “Downing Street”, një makinë përplaset me portat e kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti

Alarmohet “Downing Street”, një makinë përplaset me

Stafi i sigurisë së kryeministrit Sunak është alarmuar ditën e sotme.

Një makinë është përplasur në portat e Downing Street në Londër. Lajmi është bërë i ditur nga Sky News, sipas të cilit një person është arrestuar, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Trafiku është bllokuar dhe zona përreth e Whitehall, ku ndodhen zyrat e qeverisë, është rrethuar nga efektivët. Një kalimtar ka filmuar skenën me smartfonin e tij, e ndërsa nga sa raportojnë mediat britanike Kryeministri Rishi Sunak ishte në Downing Street në momentin e përplasjes.

Oficerët e armatosur që ruanin hyrjen e rezidencës së kryeministrit britanik arrestuan drejtuesin e makinës.

Rreth orës 16:20 një makinë u përplas me portat e Downing Street në Whitehall. Oficerët e armatosur arrestuan një burrë në vendngjarje nën dyshimin për dëmtim kriminal dhe drejtim të rrezikshëm. Nuk raportohet për të lënduar. Hetimet janë në vazhdim”, tha policia në një deklaratë.

londra downing street