Bota25 Maj 2023, 19:54

A tregon vizita e Vulin në Moskë, se Beogradi po luan "kartën ruse" nga frika e protestave?

Shkruar nga Pamfleti

A tregon vizita e Vulin në Moskë, se Beogradi po luan

Fakti që kjo lëvizje e popullit është marrë shumë seriozisht, do të thotë se ata i frikësohen. Prandaj tani me shumë gjasa ata duan të sigurojnë mbështetjen e Moskës dhe strukturave të saj të sigurisë në një përpjekje për të kontrolluar ose shtypur këtë krizë në një farë mënyre...

Vizita e kreut të Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë, Aleksandar Vulin, në Moskë për seancën e Konferencës së 11-të Ndërkombëtare të Sigurisë është konsideruar një veprim i rrezikshëm, i cili në një farë mënyre tregon panikun e autoriteteve serbe nga protestat civile.

Beogradit është shprehur se BE-ja është drejtimi strategjik i Serbisë, por nga ana tjetër Beogradi nuk ju bashkua sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë dhe tani kjo lëvizje e fundit e Vulin ishte sërish një pabesi ndaj perëndimit që mund të shkaktojë probleme të mëdha për Serbinë.

Një studiues i lartë në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë, Vuk Vuksanović,  tha për Danas se ky ishte një veprim i rrezikshëm sepse, megjithëse Serbia nuk vendosi sanksione, ajo u përpoq të mbante një qëndrim balancuese kur ishte fjala për Ukrainën.

Tani kjo mund të ketë një kundër-efekt dhe të krijojë një perceptim në qarqe të caktuara perëndimore se Serbia është ndërmjetësuese e Rusisë. Kjo potencialisht do ta bënte Serbinë dhe qeverinë e saj në shënjestër të presioneve të reja perëndimore”, thekson ai.

Vuksanoviç shtoi gjithashtu se në këtë rast, kjo lëvizje ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme, pra protestat aktuale kundër qeverisë janë dukshëm sfida më serioze me të cilën po përballet Vuçiç që nga viti 2012, kur erdhi në pushtet.

Sipas tij fakti që kjo lëvizje e popullit është marrë shumë seriozisht, do të thotë se ata i frikësohen. Prandaj tani me shumë gjasa, ata duan të sigurojnë mbështetjen e Moskës dhe strukturave të saj të sigurisë në një përpjekje për të kontrolluar ose shtypur këtë krizë në një farë mënyre.

Megjithatë, mbetet shumë e dyshimtë se çfarë lloj ndihme mund t'i ofrojë Moska elitave serbe në përgjithësi, sepse kapacitetet dhe vëmendja e saj janë të okupuara nga Ukraina dhe duke pasur parasysh se ka një bllokadë evropiane dhe perëndimore, do të thotë se nuk mund të dërgohet asnjë lloj ndihme fizike në Beograd.

Megjithatë, shpjegon Vukasnaović Moska është gjithmonë e kënaqur kur dikush troket në derën e tyre, pasi do të tregojë se ka qeveri që duan të bashkëpunojnë me Moskën. Ai shtoi se kjo mund të jetë një lëvizje e zgjedhur nga qeveria serbe për të frikësuar protestuesit.

Kontaktit me palën ruse mund të jetë një mënyrë për të kompromentuar ato protesta edhe pa ndërhyrje dhe për t’i thënë Rusisë që ne nuk kemi gisht dhe se ky është një revolucion me ngjyrë perëndimore”, tha ai.

I pyetur nëse qeveria është në dijeni të rrezikut të kësaj lëvizjeje apo nuk është e interesuar për të, studiuese tha se qeverinë duket se e ka zënë paniku për shkak të protestës. Ai shtoi gjithashtu se marrëdhënia e Vuçiçit me SHBA-në ka treguar disa shenja krisje.

Nuk duhet harruar as dëshmia e Derek Scholl-it në Senat, as anulimi i darkës së kryeministrit me senatorë nga Amerika . Kjo do të thotë se çdo gjë nuk është në rregull me Uashingtonin për momentin. Është ende një përpjekje për të luajtur kartën ruse. Fakti është se marrëdhëniet me Perëndimin kanë ditur të përkeqësohen edhe më parë, por kjo nuk do të thotë se ata i kanë kthyer plotësisht shpinën Vuçiçit, sepse ende nuk ka alternativë të besueshme për një partner politik mjaft të fortë për të marrë pushtetin”, u shpreh ai.

Vuksanoviç, tha se orientimi serb ka qenë deri më tani me dallgëzime, herë pro Evrops, herë pro SHBA-së e herë pro Moskës në varësi të rrethanave në të cilat janë ndodhur. Por shtoi se është ende herët për të përcaktuar ose kuptuar orientimin e së ardhmes së Serbisë.

Herë pas here anojnë drejt Evropës, pak drejt Uashingtonit, pak drejt Moskës në varësi të sfidave të përditshme dhe rrethanave të brendshme. Ende nuk duhet të hyjmë në futurologji për të parashikuar se ky është fundi, por ka panik që përsëri të çon në faktin se, pavarësisht të gjitha rreziqeve, ne po luajmë me kartën ruse”, përfundoi Vuksanović./ Përshtati “Pamfleti” nga “Danas”

vulin serbia rusia protestat