TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Gusht 2023, 17:31

Ukraina planifikon të sulmojë Rusinë? Zelensky: Kemi zhvilluar armë me rreze të gjatë veprimi

Shkruar nga Pamfleti

Ukraina planifikon të sulmojë Rusinë? Zelensky: Kemi zhvilluar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi ditën e sotme se vendi i tij ka zhvilluar një armë me rreze të gjatë veprimi, që goditi një objektiv 700 kilometra larg, duke ju referuar kështu sulmit të një dite më parë në një aeroport në pjesën perëndimore të Rusisë.

Me anë të një postimi në kanalin e tij në platformën Telegram, ai tha se arma ishte prodhuar nga Ministria e Industrive Strategjike të Ukrainës, por nuk dha detaje të tjera.

Një ditë më parë, një valë katërorëshe e sulmeve me dronë, për të cilën Moska e fajësoi Ukrainën, goditi një aeroport afër kufirit të Rusisë me Estoninë dhe Letoninë, duke dëmtuar katër avionë transportues ushtarakë Il-76, sipas raporteve lokale.
Aeroporti ndodhet në rajonin Pskov të Rusisë, rreth 700 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën. Në total, gjashtë rajone ruse u vunë në shënjestër.

Agjencia e lajmeve Associated Press nuk ishte në gjendje të verifikonte nëse dronët ishin nisur nga Ukraina apo nga brenda Rusisë.

Zyrtarët e Kievit zakonisht as nuk marrin përgjegjësi, por as nuk e mohojnë përgjegjësinë për sulmet në territorin rus, megjithëse ndonjëherë ata u referohen atyre sulmeve në mënyrë indirekte. Deklarata e fundit e Zelenskyt ishte aludimi më i qartë se Ukraina qëndronte pas një sulmi në Rusi.

Sulmi i 30 gushtit e detyroi mbylljen e aeroportit të Pskovit, megjithëse ai u rihap sot, sipas zyrtarëve rusë të transportit.
Ukraina po synon “të gërryejë moralin rus dhe të rrisë presionin mbi komandantët e saj”, tha në një vlerësim Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS).

Strategjia është “t’i sjellë forcat ruse në një pikë kthese ku fuqia luftarake dhe morali mund të fillojnë të thyhen”, tha IISS në analizën e publikuar mbrëmjen e 30 gushtit.

ukraina zelensky

Lini një Përgjigje