Bota17 Mars 2023, 18:35

Urdhër-arresti ndërkombëtar, cilat janë pasojat që do të vuajë Putini?!

Shkruar nga Pamfleti

Urdhër-arresti ndërkombëtar, cilat janë pasojat që do

Urdhri i arrestit mund ta pengojë Putinin të largohet nga Rusia, sipas një specialisti ndërkombëtar penal...

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi sot një urdhër arresti ndaj presidentit rus, urdhër i cili duket se nuk është aq i pavlerë sikundër pretendon Moska. Haga e akuzon Putinin se ka rrëmbyer fëmijët ukrainas, ndërkohë që Kremlini e cilësoi urdhrin e arrestit si letër higjienike.

Por çfarë ndodh tani me presidentin rus?  

Urdhri i arrestit mund ta pengojë Putinin të largohet nga Rusia, sipas një specialisti ndërkombëtar penal.

Toby Cadman tha se megjithëse mund të ketë "frikë dhe ngurrim", shtetet e tjera kanë përgjegjësinë të dorëzojnë zotin Putin nëse ai hyn në territorin e tyre.

Sipas tij, është e vështirë që Putrini të gjendet në bankën e të akuzuarve, por ky është fillimi i një numri të madh akuzash që do të pasojnë, për krime lufte.

“Guardian” raporton se burimet e saj në Gjykatën Penale Ndërkombëtare thanë se është "shumë e pamundur" që Vladimir Putin të udhëtojë në ndonjë vend që aktualisht mbështet Ukrainën. Nëse e bënte këtë, rrezikon arrestimin, theksuan ata.

Ata thanë se është e mundur që Putini të fluturojë në Kinë, e cila nuk është nënshkruese e statutit të Romës, traktat që detyron qeveritë të zbatojnë urdhërat e gjykatës. "Opsionet e udhëtimit të presidentit rus janë bërë jashtëzakonisht të kufizuara", tha një burim.

Pra me pak fjalë, nëse Putini udhëton drejt një prej vendeve që mbështet Ukrainën ai do arrestohet. Të vetmet vende që mund të shkojë, janë ato që janë rreshtuar krah Moskës.

putin krime lufte rusia