Bota17 Mars 2023, 18:07

Urdhër-arresti për Putinin, reagon Moska: Letër higjienike, nuk ka asnjë vlerë për ne

Shkruar nga Pamfleti

Urdhër-arresti për Putinin, reagon Moska: Letër higjienike, nuk

Moska ka reaguar ashpër mbi urdhër-arrestin ndërkombëtar që u lëshua ndaj Vladimir Putinit nga Gjykata e Hagës.

Ka qenë ish-udhëheqësi rus Dmitry Medvedev që shkon aq larg për të krahasuar urdhrin për arrestimin e Vladimir Putin me "letër higjienike".

Njeriu që shërbeu si president i Rusisë midis disa prej mandateve të Putinit, dhe më vonë pati një mandat të gjatë si kryeministër, ka qenë jashtëzakonisht i zëshëm dhe mbështetës i luftës në Ukrainë.

Reagim pati dhe nga zëdhënësja e Misnitrisë së Jashtme. “Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk kanë asnjë kuptim për vendin tonë, përfshirë edhe nga pikëpamja juridike”, tha zëdhënësja Maria Zakharova në kanalin e saj Telegram.

"Rusia nuk është palë e Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk ka asnjë detyrim sipas tij. Rusia nuk bashkëpunon me këtë organ dhe "recetat" e mundshme për arrestim që vijnë nga Gjykata Ndërkombëtare do të jenë ligjërisht të pavlefshme për ne”, shtoi ajo.

moska krime lufte putin arres