TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Korrik 2023, 08:01

Ursula von der Leyen: Nuk mund të imagjinohet BE-ja pa Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor

Shkruar nga Pamfleti

Ursula von der Leyen: Nuk mund të imagjinohet BE-ja pa Ukrainën dhe

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh se nuk mund ta imagjinonte Bashkimin Evropian pa Ukrainën.

Ursula von der Leyen zhvilloi një konferencë për shtyp në Madrid me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, kushtuar fillimit të presidencës spanjolle të Këshillit të BE-së.

“A mund ta imagjinojmë BE-në pa Ukrainën apo pa vendet e Ballkanit, të cilat do të mbeten nën ndikimin e Rusisë apo Kinës? E pamundur! Prandaj, ne duhet të diskutojmë se si do të duket BE-ja e re. Si do të duket mekanizmi i vendimmarrjes, si do të duket shpërndarja e fondeve të përbashkëta buxhetore, çfarë programesh të përbashkëta do të zbatojmë dhe cilat pika të forta do të ketë BE-ja e re,” tha presidentja e Komisionit Evropian.

ursula von der leyen be ukraina

Lini një Përgjigje