
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zbuloi se presidenti rus, Vladimir Putin synon të pushtojë rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, brenda pak muajsh.
Ai deklaroi se Putin i tha presidentit amerikan Donald Trump dhe këshilltarit të tij Steve Ëhitkof lidhur me planin e pushtimit.
“Putin u tha amerikanëve, Shtëpisë së Bardhë dhe përfaqësuesit të presidentit Trump, Ëhitkof, se do të marrë Donbasin brenda dy deri në tre muajsh, maksimumi katër muaj”, u shpreh Zelensky.
Rusia ka pushtuar për herë të parë Donbasin, që përfshin rajonet e Donetsk dhe Luhansk, në vitin 2014, përpara se të nisë sulmin e plotë ndaj Ukrainës në vitin 2022.
Lini një Përgjigje