
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Katar ka lëshuar një urdhër urgjent për qytetarët amerikanë që ndodhen në Doha, duke i këshilluar ata të strehohen menjëherë dhe të ndjekin komunikimet zyrtare për përditësime. Ky reagim erdhi pas raporteve për sulme me raketa në kryeqytetin e Katarit, të cilat kanë shkaktuar panik dhe paqartësi në terren.
“Ne kemi parë raportime për goditje me raketa në Doha. Qytetarët amerikanë këshillohen të qëndrojnë të strehuar dhe të monitorojnë kanalet tona zyrtare të komunikimit për informacion të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ndërkohë, media izraelite raporton se sulmi, i cili kishte për objektiv lidershipin e Hamas, është kryer me miratimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump. Nëse ky detaj konfirmohet, ai do të hapë një debat të gjerë mbi përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-ve në këtë operacion, duke e vendosur Uashingtonin në qendër të kritikave ndërkombëtare për shkeljen e sovranitetit të Katarit.
Ky zhvillim vjen në një moment tepër të ndjeshëm, pasi Katari ka luajtur rolin e ndërmjetësit në negociatat për armëpushim mes Izraelit dhe Hamas. Tashmë, jo vetëm që roli i Dohas vihet në pikëpyetje, por edhe siguria e qytetarëve të huaj në Katar duket e rrezikuar.
Lini një Përgjigje