TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Tetor 2025, 10:35

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, VMRO fiton bindshëm; VLEN në epërsi, Ali Ahmeti humbësi i madh

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, VMRO fiton bindshëm; VLEN

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje në Maqedoninë e Veriut, në raundin e parë u zgjodhën kryetarët në 44 komuna, ndërsa në 33 do të ketë një raund të dytë.

Në tre komuna raundi i parë do të përsëritet për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 nëntor.

Në garën për 81 kryekomunarë garuan 309 kandidatë, ndërsa për vendet në këshillat komunalë konkurruan mbi 10.490 kandidatë nga gjithsej 576 lista.

Referuar të dhënave nga raundi i parë, VMRO-DPMNE dhe Koalicioni kryesuan garën në 53 komuna, Koalicioni VLEN në 9, LSDM dhe Koalicioni në 8, Aleanca Kombëtare për Integrim në 5, dhe Lëvizja ZNAM, Partia Demokratike e Turqve, Unioni Romë, Grupi i votuesve Mendi Qyra dhe Grupi i votuesve Azem Sadiqi në nga një komunë secila.

Procesi zgjedhor tregoi një rënie katastrifike për BDI-në e Ali Ahmetit, pjesë e koalicionit të AKI, që kryeson nga raundi i parë vetëm në 5 komuna.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), kryetarë komunash në raundin e parë janë zgjedhur në Berovë, Manastir, Bosilovë, Butel, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Dellçevë, Demir Hisar, Zelenikovë, Ilinden, Jegunovcë, Kevadar, Karabinci, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Prilep, Radovish, Resnjë, Sveti Nikollë, Sopishtë, Strumicë, Shtip, Haraçinë, Zhelin, Saraj, Tearcë, Çair, Bogdanci, Kriva Pallankë, Krivogaštani, Gostivar, Likovë, Plasnicë,

Komunat ku do të zhvillohet raundi i dytë i votimit janë Aerodrom, Bërvenicë, Valandovë, Vinicë, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Zrnovci, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçani, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Mogilla, Negotinë, Probishtip, Rankovce, Ceshinovo-Obleshevë, Bogovinë, Dibër, Dollneni, Tetovë, Krushevë, Lozovo, Rosoman, Qendër, Çucer Sandevë, Strugë, Shuto Orizar, Kumanovë, Studeniçan, Qyteti i Shkupit

Ndërkohë, përsëritja e raundit të parë të zgjedhjeve për shkak të regjistrimit të pamjaftueshëm do të mbahet në Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë.

Në Staro Nagoriçan është ende e pasigurt nëse do të ketë një raund të dytë, pasi kandidati kryesor nga numërimet e deritanishme ka fituar 50.00 për qind.

VMRO-DPMNE shpall fitoren bindëse

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, shpalli fitore bindëse pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

Partia do të ketë kryetarë komunash në 30 nga gjithsej 80 komuna, dhe pret që në rundin e dytë të fitojë edhe në rreth 20 të tjera, përfshirë edhe qytetin e Shkupit, ku kandidati i saj, Orce Gjorgjievski, është në epërsi të madhe.

“Premtuam fitore, kemi fitore”, deklaroi kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai tha se është i kënaqur, pasi numri i përgjithshëm i votave të fituara është më i madh se në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të mëparshme.

Mickoski gjithashtu konfirmoi se nuk ka ndërmend të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pavarësisht insistimit të opozitës nga BDI, dhe theksoi se “politikat e etnocentrizmit janë mposhtur.”

Humbja e LSDM

LSDM, parti në opozitë, pësoi humbjen e rradhës pas atyre parlamentare dhe presidenciale, të vitit të kaluar. Megjithatë, LSDM vlerësoi se rezultati nuk është i keq, pasi këtë herë ka fituar më shumë vota në disa komuna dhe theksoi se ka pasur “shkelje të shumta” gjatë procesit të votimit. LSDM do të ketë kryetarë komunash në Kriva Pallankë, Bogdanc dhe Krivogashtan, ndërsa pret të kalojë në rundin e dytë në rreth njëzet komuna të tjera.

“Kjo është dëshmi për konsolidimin brenda partisë që ka filluar dhe do ta vazhdojmë,” deklaroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje pas këtyre rezultateve zgjedhore.

VLEN fitoi në Çair dhe Tetovë, BDI në Gostivar

Koalicioni i partive shqiptare në qeveri VLEN udhëheq rezultatet në 8 komuna. Në Saraj, Tearcë dhe Çair duket se ka fituar që në raundin e parë. AKI e udhëhequr nga BDI udhëheq rezultatet vetëm në 5 komuna duke pësuar një rezultat të dobët. AKI kryeson në Vrapçishtë, Gostivar, Lipkovë, Pllasnicë dhe Çashkë.

Në Tetovë kandidati i VLEN dhe kryetari aktual Bilall Kasami prin me rreth 4 mijë vota kundrejt kandidatit të AKI-së, Bajram Rexhepi.

Ndërkaq që në raundin e parë, Izet Mexhiti i VLEN e ka fituar Bujar Osmanin në Komunën e Çairit me mbi 10% të numrit total të votave, një nga komunat më të rëndësishme.

Në Gostivar, Valbon Limani i AKI-së ka fituar bindshëm edhe atë me dallim prej 10 mijë votash kundrejt Sabedin Dautit të VLEN-it.

Në Komunën e Vrapçishtit edhe pse kandidati i AKI-së Isen Shabani fitoi me mbi 80%, i njëjti nuk do të mund të bëhet kryetar meqë nuk u arrit censusi dhe aty do duhet të përsëriten zgjedhjet.

Në rrethin e parë, VLEN ka fituar edhe Komunën e Tearcës me kandidat Daut Memishi, Komunën e Bogovinës me Feti Abazin dhe Komunën e Zhelinës me Blerim Sejdiun.

Shqiptarët për herë të parë do të fitojnë një komunë që gjithmonë ka qenë në duart e maqedonasve, pra komunën e Çashkës. Kandidati i AKI-së Suat Shaqiri ka korr fitore prej mbi 50% të votave që në rrethin parë.

Sipas informacioneve, edhe në Saraj prin kandidatit i VLEN-it Muhamet Elmazi kundrejt Blerand Rexhepit të AKI-së por ende nuk ka informacione zyrtare nëse shkon në raundin e parë apo jo.

Në Komunën e Strugës prin kandidati i VLEN-it Mendi Qyra me mbi 2 mijë vota kundrejt kandidatit të AKI-së, Arsim Dalipi.

Në Komunën e Likovës, Erkan Arifi ka fituar me 2 mijë vota diferencë që na rrethin e parë të zgjedhjeve.

Në Komunën e Dibrës, kandidati i pavarur Ramadan Imeri ka kaluar me vota Ilirjan Fetahun e AKI-së dhe në rrethin e dytë do të përballet me Fisnik Melën e VLEN-it.

Në Komunën e Haraçinës gjithashtu prin VLEN me kandidatitn Daut Beqiri ndaj kandidatit të AKI-së Skender isufi por nuk dihet ende nëse do të kalon në rrethin e parë.

Në Komunën e Bervenicës në rrethin e dytë do të shkojnë kandidati i VLEN Haqim Ramadani dhe i VMRO-DPMNE-së Jovica Ilievski.

Nga AKI thonë se prijnë me mbi 20 mijë vota AKI përball VLEN-it në nivel nacional, ndërkaq VLEN është në avantazh për sa i përket numrit të komunave.

Anëtarë dhe simpatizantë të VLEN-it e festuan, siç thanë ata, “fitoren bindëse në Çair dhe Tetovë” pranë monumentit të Skënderbeut në Çarshinë e Vjetër.

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI, fitoi zgjedhjet për kryetarë komunash në Gostivar, Likovë, Çashkë dhe Plasnicë që në rundin e parë, njoftoi nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.

Ai tha se në nivel kombëtar “AKI është fituese absolute me mbi 20.000 vota epërsi, dhe me votat që ende po përpunohen, kjo diferencë mund të jetë edhe më e madhe.”

Lini një Përgjigje