TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Gusht 2025, 13:47

Zjarret në Gramsh, gruaja bllokohet në fermë bashkë me dy fëmijë në Bulçar; u kërkon ndihmë urgjente autoriteteve

Shkruar nga Pamfleti
Zjarret në Gramsh, gruaja bllokohet në fermë bashkë me dy
Situata nga zjarret në Gramsh është përshkallëzuar nga çdo orë që kalon

Situata nga zjarret në Gramsh është përshkallëzuar ndjeshëm, duke detyruar autoritetet të lëshojnë urdhër evakuimi për banorët e tre fshatrave.

Dy fronte aktive dhe të rrezikshme zjarri janë përhapur me shpejtësi që prej mëngjesit, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe jetën e qytetarëve.

Ndërkohë sipas TCH, një grua është bllokuar në fermë bashkë me dy fëmijë në Bulçar të Gramshit, dhe ka kërkuar ndihmë urgjente nga autoritetet.

Situata e zjarreve në Gramsh mbetet kritike, ndaj edhe Ministria e Mbrojtjes ka bërë përsëri një thirrje urgjente për banorët e fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.

"THIRRJE URGJENTE!

Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt", apelon Mbrojtja.

Situata e zjarreve në Gramsh sa vijon të rëndohet. Si pasojë e flakëve që janë përhapur me shpejtësi bëhet me dije se kanë mbetur të bllokuar edhe ekipet që kishin shkuar për të evakuuar banorët.

Raportohet se 4 helikopterë janë nisur në ndihmë të zjarrfikësve, ndërsa janë nisur edhe ministri Pirro Vëngu dhe kreu i Emergjencave, Haki Çako.

 

situata nga zjarret në gramsh

Lini një Përgjigje