TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2026, 10:27

15 kilometra mes dallgëve, Eva Buzo përfundon me sukses notimin rreth Sazanit

Shkruar nga Pamfleti

15 kilometra mes dallgëve, Eva Buzo përfundon me sukses notimin rreth

Notarja dhe avokatja shqiptaro-australiane Eva Buzo është rikthyer në bregdetin shqiptar për një tjetër sfidë të jashtëzakonshme në ujërat e Jonit.

Këtë herë, ajo nisi udhëtimin nga Radhima drejt ishullit të Sazanit, ku realizoi një notim të gjatë rreth ishullit më të madh të Shqipërisë. Sfida përfshiu përshkimin e vijës bregdetare të Sazanit, një itinerar prej afërsisht 15 kilometrash në ujëra të hapura.

Në fazën e parë të rrugëtimit, Buzo u shoqërua nga ekipi i mbështetjes dhe sigurisë, ndërsa më pas vijoi e vetme notimin përgjatë brigjeve të ishullit, duke përballuar kushtet e detit dhe kërkesat e larta fizike të kësaj aventure.

Sfida kërkoi rezistencë të jashtëzakonshme, përgatitje të gjatë dhe përqendrim maksimal, duke konfirmuar edhe një herë aftësitë e saj në disiplinat e notit në distanca të gjata.

Kjo nuk është hera e parë që Eva Buzo zgjedh Shqipërinë për të realizuar objektiva të rëndësishëm sportivë. Dy vite më parë ajo bëri jehonë ndërkombëtare kur notoi nga brigjet italiane drejt Karaburunit, një arritje që u vlerësua si një sukses i rëndësishëm sportiv dhe një promovim i veçantë i rivierës shqiptare.

Me sfidën e fundit rreth Sazanit, Buzo vazhdon të promovojë sportin e qëndrueshmërisë, ndërsa njëkohësisht sjell në vëmendje bukuritë natyrore dhe potencialin turistik të bregdetit shqiptar.

notarja avokatja eva buzo

1 Komente

  1. F
    Fgt

    Tashi dil ne zvernec, po kujdes ngatelat me gjemba

    Lini një Përgjigje