TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2026, 07:22

Diell dhe temperatura të larta, si parashikohet moti ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti

Diell dhe temperatura të larta, si parashikohet moti ditën e sotme

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së shtunë, duke favorizuar mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në orët e para të ditës do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herëpashershme, kryesisht me intensitet mesatar. Megjithatë, pas mesditës moti do të përmirësohet më tej, me dominim të kthjellimeve dhe praninë e diellit në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje-jugperëndim me një shpejtësi mesatare prej rreth 6 metra në sekondë.

Ndërkohë, në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim me forcë 2 deri në 4 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.

Lini një Përgjigje