TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2026, 14:21

Akuzohet se i dha telefonin Veliajt gjatë transferimit në burg, lirohet punojësi i policisë së burgjeve

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet se i dha telefonin Veliajt gjatë transferimit në burg,
Erion Veliaj

Është liruar këtë të hënë më 15 qershor, efektivi i Policisë së Burgjeve i akuzuar se i dha një telefon celular kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë transferimit të tij në ambientet e paraburgimit. Megjithëse SPAK ka kërkuar dënimin e tij me 5 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar masa u reduktua në 3 vite e 4 muaj burg, ndërsa Prokuroria e Posaçme kërkoi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e tij në shërbim prove.

Kujtojmë se gjatë marrjes në pyetje, oficeri i burgjeve ka pranuar se i kishte dhënë telefonin Veliajt, duke deklaruar se kishte vepruar nga frika. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në ditët e transferimit të kryebashkiakut në qeli.

Kujtojmë se më 13 mars, Gjykata e Apelit e Posaçëm rrëzoi kërkesën e Erion Veliajt për lirim kundrejt garancisë pasurore, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”. Sipas SPAK, Veliaj dyshohet se ka përfituar drejtpërdrejt ose përmes familjarëve të tij pagesa dhe përfitime të tjera nga biznesmenë të ndryshëm në të paktën nëntë raste

erion velaij

Lini një Përgjigje