TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Qershor 2026, 17:22

Dalin pamjet, ja si grekët u bënë pjesë e protestës në Zvërnec (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Dalin pamjet, ja si grekët u bënë pjesë e protestës
Pamje nga protesta dhe autobusët e ardhur nga Athina

Video nga protesta në Zvërnec, dëgjohen zëra në greqisht mes protestuesve…

Vijojnë të dalin fakte dhe prova të qarta se Athina ka “futur duart” te protesta në Zvërnec. Vajza dhe dhëndri i Donald Trump zgjodhën Shqipërinë për të investuar mbi 4 miliardë euro dhe padyshim kjo nuk kishte se si të kapërdihej nga Athina, e cila historikisht është përpjekur të bllokojë zhvillimin e Shqipërisë.

Nëse në Zvërnec investohet ashtu sikundër thuhet, padyshim Shqipëria do të nisë të rivalizojë Greqinë dhe kjo nuk kapërdihet dot prej tyre.


Sot kanë dalë sheshit fakte se Athina ka dërguar njerëz në protestën që u mbajt të shtunën në Zvërnec. Vetë mediat greke folën për 3 autobusë të mbushur me njerëz dhe në rrjetet sociale kanë dalë foto të autobusëve.

Po ashtu janë publikuar edhe video, ku duket se protestuesit flasin greqisht. Është një numër i madh individësh që dëgjohen gjatë gjithë kohës duke komunikuar në gjuhën greke, duke dëshmuar qartë se kjo ka qenë një lëvizje e orkestruar nga Athina.

Dalin pamjet, ja si grekët u bënë pjesë e protestës

Paradoksi qëndron te fakti se vetë mediat greke kanë pranuar se zona ku po zhvillohet përplasja nuk bën pjesë formalisht në zonën e njohur të minoritetit kombëtar grek. Megjithatë, protesta në Zvërnec po përdoret për të ngritur pretendime që shkojnë përtej debatit për investimin.

Kjo ka bërë që shumëkush të shtrojë pyetjen: Çfarë lidhje ka Athina me një investim privat në bregdetin shqiptar? Videot dhe fotot dëshmojnë qartë se qarqet anti-SHBA janë hedhur në sulm për të ndalur investimin e dhëndrit të Trump. /Pamfleti

 

greqi zvernec

3 Komente

  1. v
    vk

    Me antishqiptar se ky palloshi i gjate nuk ka!

    1. P
      Pak nga të gjitha

      Armiku i jashtëm kokë turku e vjetër…

      1. T
        Tony

        Tere palloshet tane jane te shitur te Athina, Bogradi, Moska. Edhe macet e dine kete.

        Lini një Përgjigje