Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar me tone të ashpra qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj protestës qytetare dhe deklaratën e tij të prerë se projekti i Zvërnecit nuk do të anulohet, qoftë edhe nëse në shesh zbresin 500 mijë njerëz.
Gjatë analizës së tij, Hoxha e ka cilësuar kreun e qeverisë si një politikan “kameleon” që përshtatet sipas rrethanave për të gjetur pikën më të dobët të kundërshtarit, duke shtuar se aktualisht ai ka mbetur krejtësisht vetëm në pushtet.
Sipas gazetarit, kryeministri po përdor të njëjtën taktikë sprovuese që ka aplikuar edhe në të kaluarën me lëvizjet e tjera masive popullore, duke u shtirur fillimisht sikur tërhiqet apo dëgjon zërin e qytetarëve.
“Rama është politikan kameleon. Rama është një politikan që nuk e bren ndërgjegjja. Nuk ka as mik, as shok. Ka ngelur vetëm ai. Duke qenë i tillë, ai provoi në fillim sikur i dëgjoi protestuesit. Kjo i eci me studentët kur protestuan vite më parë. Rama merr ngjyrën e situatës, ai do të gjejë pikën më të dobët,” deklaroi Hoxha në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24.
Lini një Përgjigje