TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Qershor 2026, 20:10

Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës në Tiranë: Mos u dorëzoni, bota po e dëgjon zërin tuaj!

Shkruar nga Pamfleti

Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës në Tiranë: Mos u

Mes mijëra qytetarëve të mbledhur në protestën para Kryeministrisë ishte edhe notarja Eva Buzo, e cila mori fjalën para protestuesve dhe përcolli një mesazh mbështetjeje për qytetarët që kundërshtojnë qeverinë.

Teksa ka folur në gjuhën angleze, Buzo tregoi lidhjen e saj me Shqipërinë dhe historinë e familjes së saj, e cila, sipas saj, ishte detyruar të largohej nga vendi për dekada.

“Nuk di të flas shqip sepse familja ime ishte dëbuar për dekada nga vendi. Por tani jam në shtëpi”, u shpreh ajo.

Notarja theksoi se ishte e pranishme në protestë për të mbështetur të drejtat e qytetarëve shqiptarë dhe kërkesën e tyre për institucione që dëgjojnë zërin e popullit.

“Jam këtu për të luftuar për të drejtat e njeriut, për popullin shqiptar. Do të bëj gjithçka që mundem që shqiptarët të kenë të drejtat e tyre dhe qeverinë që meritojnë”, deklaroi Buzo.

Ajo u bëri thirrje protestuesve të vijojnë reagimin e tyre në mënyrë paqësore, duke theksuar se zëri i qytetarëve po dëgjohet edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

“Për sa kohë jeni protestues paqësorë, ju do të jeni zëri i njerëzve dhe të tjerë do t’ju bashkohen. Shqiptarë, ju jeni frymëzues. Bota po e dëgjon zërin tuaj. Vazhdoni dhe mos u dorëzoni”, tha notarja.

Fjalimi i saj u prit me duartrokitje nga protestuesit, ndërsa mesazhi i saj për qëndresë dhe angazhim qytetar, ishte një nga momentet më të komentuara të tubimit.

"Përshëndetje shqiptarë, do iu flas në anglisht sepse nuk di të flas shqip sepse familja ime ishte dëbuar për dekada nga vendi. Por unë jam në shtëpi tani. Dhe jam këtu që të luftoj për të drejtat e njeriut, për popullin shqiptarë dhe unë do të bëj çfarë të mundem që shqiptarët të kenë të drejtat e tyre të kenë qeverinë që meritojnë dhe që i dëgjon. Për sa kohë ju jeni protestues paqësor, ju do jeni zëri i njerëzve dhe ata do t’ju bashkohen kundër qeverisë. Shqipëtarë jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj. Kështu që vazhdoni dhe mos u dorëzoni, sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet më shumë", tha ajo në fjalën e plotë.

Lini një Përgjigje