TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2026, 20:12

“O Ramzi...”, mesazhet më pikante në ditën e 32-të të protestave (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

“O Ramzi...”, mesazhet më pikante në ditën e

Protestat kundër Edi Ramës janë në ditën e 32-të, teksa shumë mesazhe pikante po i përcillen përmes pankartave...

Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ po zhvillohet protesta e 32-të kundër Kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen ose largimin e tij.

“O Ramzi...”, mesazhet më pikante në ditën e

“O Ramzi...”, mesazhet më pikante në ditën e

“Edi Rama të erdhi fundi”, “Edi Rama o tradhëtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, janë dy thirrjet që protestuesit brohoritën njëzëri gjatë marshimit të tyre, përgjatë bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, teksa u ndalën te Kryeministria, poshtë zyrave të Edi Ramës.

“O Ramzi...”, mesazhet më pikante në ditën e

“O Ramzi...”, mesazhet më pikante në ditën e

Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, edhe në atë të mbajtur sot, qytetarët janë kujdesur për disa pankarta me mesazhe pikante, duke përcjellë kështu edhe frymën e protestuesve që prej 32 ditësh kërkojnë largimin e Ramës, por edhe Sali Berishës, që e akuzojnë si drejtuesin e një opozite të shitur.

“O Ramzi...”, mesazhet më pikante në ditën e

“O Ramzi...”, mesazhet më pikante në ditën e

“Dita e 32-të, qytetarët janë ende këtu”, shkruhet në një nga pankartat që mbahet nga qytetarë në protestë, teksa te një tjetër shkruhet “Kryeministri poston, populli proteston, përgjegjësia mungon.”

“O Ramzi...”, mesazhet më pikante në ditën e

“O Ramzi...”, mesazhet më pikante në ditën e

“O Ramzi, protesta nuk matet me dron apo telefon, por me zërin e qytetarëve”, ishte mesazhi i rradhës që protestuesit kanë përcjellë, duke ironizuar kështu jo vetëm Edi Ramën, por edhe cilindo nga enturazhi i tij, që përpiqet të minimizojë protestën.

“O Ramzi...”, mesazhet më pikante në ditën e

“O Ramzi...”, mesazhet më pikante në ditën e

“32 ditë, mesazhi i qartë. Vetëm Rama ‘po përpiqet’ ta kuptojë”,  “32 ditë, drejtësia e shtyrë, demokracia e mohuar”, janë mesazhet e tjera që i përcillen Kryeministrit nga protesta, ndërsa në një tjetër thuhet “Zëri i popullit nuk burgoset”.

“O Ramzi...”, mesazhet më pikante në ditën e

“O Ramzi...”, mesazhet më pikante në ditën e

Në një tjetër mesazh drejtuar Kryeministrit dhe që ka lidhje me vendimin e një dite më parë të Qeverisë, ku pensionistëve do tu akordohet një bonus prej 5 mijë lekësh, thuhet: “Nuk e blen dot heshtjen tonë me 5 mijë lekë për pensionistët.”

“O Ramzi...”, mesazhet më pikante në ditën e

“O Ramzi...”, mesazhet më pikante në ditën e

“Kur Ramës i mbaron argumenti, nis fyerja”, është një tjetër mesazh që i përcillet Kryeministrit, i cili herë pas here sulmon protestuesit, duke i bërë edhe biografinë secilit prej tyre.

“O Ramzi...”, mesazhet më pikante në ditën e

“O Ramzi...”, mesazhet më pikante në ditën e

 

 

mesazhe protesta rama

Lini një Përgjigje