TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2026, 18:01

UPDATE/ Edicioni informativ ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni informativ ora 18:00

Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera vecojme:

Protesta u zhvendos sot para SPAK-ut, ku aktivistët dorëzuan librin “Albania Files” dhe paralajmëruan kallëzim penal, ndërsa kryeministri Edi Rama u prit me protesta edhe në Gjermani.

Nga Asambleja e PPE-së, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria përshkruhet në një raport si “shtet i kapur”.

Qeveria transferoi 88.5 hektarë tokë shtetërore në Vlorë për projektin “RAMS Free Zone”, ndërsa vihet në pikëpyetje mbajtja e samitit të NATO-s në Tiranë.

Kreu i SPAK, Klodian Braho, kërkoi një strategji kombëtare kundër krimit zgjedhor, ndërsa Ilirjan Celibashi vendosi që kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, të vijojë detyrën.

GJKKO shpalli të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi.

Europol raportoi se rrjete kriminale shqiptare janë përfshirë në trafik kokaine dhe mashtrime online me dëme prej të paktën 50 milionë eurosh.

Në Kosovë u arrestuan nëntë persona për pastrim parash e kontrabandë.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë e SHBA refuzoi përpjekjen e Donald Trump për të kufizuar shtetësinë sipas lindjes, ndërsa në Meksikë tre persona humbën jetën gjatë festimeve për kualifikimin e kombëtares në Kupën e Botës.

Lini një Përgjigje