TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2026, 20:25

“O Sali, liroje partinë”, protestuesi para kryeministrisë thirrje për largimin e kastës së vjetër politike

Shkruar nga Pamfleti

“O Sali, liroje partinë”, protestuesi para kryeministrisë

Në ditën e 32-të të protestës, qytetarët kanë vijuar me fjalimet e tyre para godinës së Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, një nga protestuesit kërkoi sërish dorëheqjen e Ramës dhe largimin e Berishës nga ana tjetër. Ai theksoi se ka ardhur kohë që vendi t’u lirohet brezit të ri.

Nga ky shesh mund të them se jeni motor i lëvizjes së fundit. Bëtë atë që opozita nuk e bëri opër 36-vjet. Kush e beson që armiku i këtij që kemi pas është administrate. Armiku i gjithë Shqipërisë quhet Edi Rama bashkë me të gjithë ata politikanët e tjerë.

Këtu (në shesh) ka plot të rinj me doktoratura. Edhe një mesazh për patronazhistëtt, jo me vezë por me vezë të prishura do t’i godasim. O xhaxhi Sali, ik liro partinë me ty do të merremi ne. Largohuni të gjithë. Këtu do të flasim me gjuhën e përditshme jo me gjuhën e intelektualëve”, tha protestuesi.

Lini një Përgjigje