TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Korrik 2026, 13:41

Protestat kundër projektit në Rrjoll, Braho zbulon arsyet përse SPAK-u nuk ka nisur një hetim

Shkruar nga Pamfleti
Protestat kundër projektit në Rrjoll, Braho zbulon arsyet përse
Klodian Braho

Në Komisionin për Nismat Qytetare, deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ngriti çështjen e banorëve të Rrjollit, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një resorti nga ndërtuesi dhe botuesi Bashkim Ulaj, duke pretenduar se u janë tjetërsuar pronat.

Kapri iu drejtua kreut të SPAK, Klodian Braho, duke kërkuar sqarime se përse nuk janë nisur hetime për këtë rast, të cilin e krahasoi me çështjen e Zvërnecit.

Në përgjigje, Braho shmangu komentet për raste konkrete, duke theksuar se nisja e hetimeve bazohet në kriteret ligjore dhe jo në kërkesat e palëve.

Pjesë nga seanca e pyetje-përgjigjeve në Komisionin për Nismat Qytetare:

Erald Kapri: Kam një kërkesë nga banorët e Rrjollit. Dosja e tyre është si ajo e Zvërnecit. Pse nuk keni nisur hetimet?

Klodian Braho: Nuk dua të ndalem në raste konkrete. Kompetencat e institucionit nuk përcaktohen nga dëshira apo vullneti i kallëzuesve, por nga rrethanat faktike. Nëse personat e caktuar nuk janë dakord, ata kanë të drejtën të ndjekin rrugët ligjore që parashikon ligji.

braho spak rrjolli

1 Komente

  1. J
    Jeta

    Megjithete, ligjin gjithmone ne dorën e Maliqit.

    Lini një Përgjigje