TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Qershor 2026, 10:35

Seanca për Gërdecin në GJKKO, mungon Fatmir Mediu; në sallë i vëllai dhe Geraldo Durda

Shkruar nga Pamfleti
Seanca për Gërdecin në GJKKO, mungon Fatmir Mediu; në
në sallë vëllai i Fatmir Mediut dhe Geraldo Durda

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion po zhvillohet seanca e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes në qeverinë Berisha, Fatmir Mediu, i marrë i pandehur për çështjen e Gërdecit.

Mediu nuk është i pranishëm në seancë, pasi ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në sallë ndodhen vëllai i tij, si dhe Geraldo Durda, i cili humbi vëllain 7-vjeçar nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.

Për të disatën seancë me radhë, avokatët mbrojtës të Mediut kanë kundërshtuar provat shkencore të paraqitura nga SPAK. Kundërshtimet lidhen kryesisht me përcaktimin e Gërdecit si zonë për demontimin e armëve, si dhe me përcaktimin ligjor që ndan kalibrat në të mëdhenj dhe të vegjël.

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK janë shkelur procedurat për ngritjen e fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar, si dhe procedurat që lidhen me municionet. Ish-ministri i ka kundërshtuar akuzat dhe gjetjet e ekspertëve.

Çështja ndaj Mediut u rihap pas 12 vitesh, me iniciativën e familjes Durda, e cila humbi një familjar në shpërthimin e 15 marsit 2008 në ambientet e ish-“Brigadës së Tankeve”. Nga shpërthimi humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

1 Komente

  1. L
    Lef fieraku

    Ky Fatmir Mediu eshte shtetas shqiptar apo deputet shqiptar? Ngeli ne SHBA se atje e gjen mbrojtjen me te mire per te shpetu nga drejtesia shqiptare. Ku i gjen paret ky njeri se SHBA te rrjep kuleten, Ktu vazhdon te marr pagen nga Kuvendi megjithse mungon,,,, Sec ka ca biznese bashke me te birin,ohoho,, qejf o qejf qe ban Fatmiri, Dhe GJKKO shtyn e shtyn pa fund seancat gjersa te dighen afatet e Fatja te dal pa lag, Ky eshte shtet rrumpallhane. Fuckm shtet pushtash qe nuk i verifikon pasnite e Fates ish bythgrismit nga Firi qe esht be miliarder,

    Lini një Përgjigje