TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2026, 20:44

Aktivisti denoncon nga sheshi: Tatimet po terrorizojnë fermerët dhe bizneset

Shkruar nga Pamfleti
Aktivisti denoncon nga sheshi: Tatimet po terrorizojnë fermerët dhe
Vijon protesta

Aktivisti Edison Lika ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë gjatë protestës së 49-të qytetare para Kryeministrisë, duke denoncuar atë që e cilësoi si një fushatë presioni të Tatimeve ndaj fermerëve dhe bizneseve në kulmin e sezonit turistik.

Sipas Likës, inspektorët e Tatimeve po ushtrojnë kontrolle dhe kërcënime që po pengojnë fermerët të shesin prodhimet e tyre, ndërsa po ushtrojnë presion edhe ndaj bizneseve në bregdetin e jugut.

"Shumë fermerë që shesin shalqi e pjepër në autostradën që lidh Durrësin me Lushnjen, Divjakën dhe Kavajën, po përballen me ndërhyrjet e Tatimeve, të cilët nuk i lënë të shesin produktet e tyre. Tatimet janë vërsulur edhe ndaj bizneseve në bregdetin e jugut. Edhe atje po i kërcënojnë me mbyllje biznesesh dhe me sekuestrimin e kompjuterëve", deklaroi ai.

Aktivisti u bëri thirrje fermerëve, sipërmarrësve dhe të gjithë qytetarëve që, sipas tij, ndihen të goditur nga veprimet e qeverisë, t'i bashkohen protestës.

"I ftojmë të gjithë biznesmenët dhe fermerët të bashkohen në sheshin e rezistencës, sepse vetëm në këtë mënyrë do t'i ndalim këta maskarenj grabitqarë. Vetëm nga ky shesh do të burojë demokracia dhe barazia", u shpreh Edison Lika.

 

 

protesta

Lini një Përgjigje