TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2026, 17:48

Shteti në gjunjë para “SORI-AL”, Andis Salla justifikon kompaninë që helmoi 4 herë studentët e policisë

Shkruar nga Pamfleti
Shteti në gjunjë para “SORI-AL”, Andis Salla justifikon
Foto ilustruese: Nikolin Jaka-Andis Salla-Alma Tafani

Ministri i Bujqësisë mbron “SORI-AL”: Në rastin e parë nuk kishte faj kompania

Nuk kanë fund skandalet në këtë vend. Kompania “SORI-AL”, e Nikolin Jakës dhe gruas së tij, Alma Tafani, ka helmuar për të katërtën herë studentët e Akademisë së Sigurisë dhe askush nuk merr masa.

AKU, Prokuroria, Policia dhe Ministria e Bujqësisë, si zakonisht, nisin hetimet, por pas disa ditësh të gjithë lajnë duart dhe ulin kokën përballë dyshes Jaka-Tafani.

Skandali më i madh ka ndodhur sot, pasi, teksa të gjithë presin t’i vendoset dryni “SORI-AL”, për shkak se është kthyer në rrezik ushqimor, ministri i Bujqësisë tenton ta justifikojë.

Ai u pyet sot mbi skandalin te Akademia e Sigurisë dhe, teksa nuk dha asnjë përgjigje për situatën e fundit, u shpreh se në helmimin e parë, një muaj më parë, nuk ka pasur faj kompania, por ka qenë për shkak të kushteve higjieno-sanitare në Akademi.

Kemi marrë të gjitha masat për të izoluar dhe bllokuar ambientet në Akademi, por po ndiqet nga Policia e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese për të vënë para drejtësisë përgjegjësit. Në helmimin e parë s’kemi pasur helmim prej ushqimeve, por prej higjienës dhe këtë e kanë treguar analizat. Do të presim analizat sot për të vërtetuar nga vjen shkaku dhe ku është problematika dhe pasojat që na duhet t’i parandalojmë nëpërmjet AKU-së, por kemi marrë masat e nevojshme”, tha ministri.

Por, në fakt, ministri është duke gabuar. Nuk e dimë me vetëdije apo jo. Kompania e shërben ushqimin me katering. Çdo ditë ushqimi shkon i paketuar në Akademi dhe nuk gatuhet aty. Për çfarë kushtesh higjieno-sanitare flitet?

Qëndrimi i ministrit është një dëshmi se i gjithë shteti është gjunjëzuar përballë Tafanit dhe Nikolin Jakës, pasi, me shumë gjasë, të gjithë marrin pjesën që u takon. /Pamfleti



sori al helmim andis salla

Lini një Përgjigje