TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2026, 19:56

Thirrje nga protesta: Rama tradhtoi Thethin dhe Rrjollin, tani ka nxjerrë në shitje malet

Shkruar nga Pamfleti

Thirrje nga protesta: Rama tradhtoi Thethin dhe Rrjollin, tani ka nxjerrë

Protesta kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe Nartë ka vijuar për të katërtën ditë radhazi para Kryeministrisë, ku qytetarët kanë ashpërsuar akuzat ndaj qeverisë dhe opozitës.

Gjatë tubimit, një prej protestuesve deklaroi se qeveria po shet pasuritë e vendit, duke përmendur Paketën e Maleve dhe projektet që, sipas tij, po u shërbejnë interesave private.

“Malet janë në ofertë. Shit një mal, merr dy falas”, u shpreh ai, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për mungesë transparence dhe për favorizim të interesave të ngushta.

Protestuesi ngriti gjithashtu shqetësime për menaxhimin e fondeve publike, çështjen e mbetjeve dhe mënyrën se si janë trajtuar banorët në zona të ndryshme të vendit. Në fjalën e tij nuk munguan as kritikat ndaj opozitës, për të cilën tha se ka dështuar të përfaqësojë interesat e qytetarëve.

“Na shiti edhe opozita. Janë bashkë për ta shitur Shqipërinë”, deklaroi ai para protestuesve.

Më tej, ai bëri thirrje që kundërshtimi të mos mbetet vetëm në kryeqytet, por të shtrihet në të gjithë vendin.

“Nuk duhet të dalë vetëm Tirana. Duhet të dalë Shkodra, Vlora, Lushnja dhe gjithë Shqipëria”, tha protestuesi.

Tubimi u shoqërua me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndalimin e projekteve që, sipas protestuesve, cenojnë interesin publik dhe pasuritë natyrore të vendit.

"Po digjen lekët e nuk digjen mbeturinat. Apo t’ia fillojmë më transparencë të tenderave. 0 arrestime, 0 konfiskime, 0 kthim lekësh. Apo do kujdesesh si për Thethin dhe Rjollin. I preve në besë banorët. Apo për Paketën e Maleve. Malet janë në ofertë. Shit 1 mal merr 2 falas. Jam shumë i sigurt. Ti do që djali yt të gëzohet me një nip. Po pse nuk gëzon për ne. Neve na le vetëm. Paguan lekë atje te spitali për ndërrim gjinie. Na shiti dhe opozita. Janë bashkë për ta shitur Shqipërinë. Nuk duhet të dalë vetëm Tirana, duhet të dalë Shkodra, duhet të dalë Vlora, duhet të dalë Lushnja", u shpreh protestuesi.

protesta kundër ndërtimeve në zvërnec dhe nartë

Lini një Përgjigje