TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2026, 15:01

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Në GJKKO, një sherr i paprecedente shpërtheu në kafazin e të pandehurve, ku vëllezërit Bushgjokaj goditën një te bashkëpandehur që dëshmoi kundër tyre për vrasjn e Denis Dobres.

Në një tjetër seancë, Fatime Kryemadhi refuzoi gjykimin e shkurtuar, ndërsa Apeli i GJKKO la në fuqi masën “arrest me burg” për Ilir Metën.

Gjykata vendosi gjithashtu “arrest në burg” për Eralbi Breçanin, të ekstraduar nga Spanja, ndërsa në Greqi u caktua paraburgim për biznesmenin Ilir Shtufi, në pritje të ekstradimit.

Në Belgjikë u arrestua Gert Gjinarari, i dënuar përjetë për vrasje, ndërsa në Tiranë u lirua një efektiv i burgjeve i akuzuar për dhënien e një telefoni Erion Veliajt.

Në Angli u arrestuan pesë shqiptarë të kërkuar për vepra të ndryshme penale.

Në aksin Rrëshen–Reps humbi jetën një 46-vjeçar nga Kosova në një aksident, ndërsa në Greqi katër të moshuar vdiqën nga një zjarr tragjik në një kontejner banimi. 

edicioni i lajmeve

Lini një Përgjigje