Teksa po largohej nga Kuvendi përmes daljes pranë Kalasë së Tiranës, Blendi Gonxhja u përfshi në një debat verbal me një protestuese.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka publikuar një video në rrjetet sociale. Ai tregon momentin kur ministri Blendi Gonxhja largohet nga Kuvendi përmes daljes pranë Kalasë së Tiranës.
Në postimin e tij në Facebook, Noka e ironizon ministrin me shprehjen: "Gonxhja duke dalë si lepur nga dera e Kalasë".
Gjithashtu, ai shprehet se masat e sigurisë të vendosura në zonën e Kalasë kishin si qëllim krijimin e një korridori për të dalë deputetët dhe ministrat nga Kuvendi.
"Kanë mbyllur kalimin te Kalaja, duke lënë bizneset pa punë, si e si që t'i sigurojnë një korridor lepujve që kanë frikë të dalin nga Kuvendi", shkruan Noka.
Gjithashtu, ai u përfshi në një debat verbal me një protestuese, të cilën e ofendoi duke iu drejtuar me fjalën "injorante".
Kujtojmë se tensionet shpërthyen pasi protestuesit u ulën këmbëkryq në rrugë, duke krijuar një kordon për të bllokuar daljen e automjeteve të ministrave dhe deputetëve nga Kuvendi. Në përgjigje, Policia ndërhyri për të zhbllokuar rrugën, duke përdorur sprej lotsjellës dhe ujë, ndërsa shoqëroi disa protestues. Gjatë përplasjeve, një pjesë e protestuesve goditën me sende të forta një automjet të Policisë, në shenjë revolte.
Zonja i flet me ju, kurse ky pleh gushevarur i korruptuar i flet si rrugaç e jo si zyrtar i shtetit. Turp per shtetin qe mban medioker te korruptuar si Blendi Gonxhja / Gerdeci.