TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Qershor 2026, 18:29

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, Karamuço zbulon pistat e hetimit: Nuk mund të flasim për një viktimë!

Shkruar nga Pamfleti
Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, Karamuço zbulon pistat e
Ervin Karamuço

Lidhur me zhdukjen e 34-vjeçari Eglant Koçi, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se hetuesit po tregohen tepër të rezervuar për shkak të ndjeshmërisë së çështjes dhe mungesës së provave përfundimtare.

Sipas tij, nëpërmjet verifikimit të kamerave të sigurisë është bërë e mundur identifikimi i disa lëvizjeve dhe janë kryer kontrolle në terren, megjithatë ende nuk ka një përgjigje të qartë për fatin e 34-vjeçarit.

Ai theksoi se policia po pret të mbledhë më shumë prova përpara se të japë detaje të tjera publike mbi hetimin.

“Nuk mund të flasim për një viktimë, pasi nuk kemi ende asgjë të konfirmuar. Policia është shumë e rezervuar derisa të arrijë të zbardhë ngjarjen”, tha ai.

Sipas ekspertit, hetimet mbeten të hapura në disa drejtime. Një nga pistat që po verifikohet lidhet me aktivitetin e mëparshëm të personave të përfshirë si kambistë të kriptomonedhave, përfshirë Bitcoin. Po ashtu, nuk përjashtohen mundësitë e një konflikti të çastit apo e mosmarrëveshjeve për shkak të borxheve.

"Nuk dihet fati, se ku ka përfunduar. Kemi një person që është arrestuar, dhe një që është shpallur në kërkim dhe që është shoku i ngushtë i personit të zhdukur. Por, nuk kemi të dhëna të tjera. Kam përshtypjen se nëpërmjet kamerave është bërë e mundur vendndodhja dhe janë ushtruar kontrolle.

Policia është shumë e rezervuar derisa të zbardhë ngjarjen. Nuk mund të themi viktima, sepse nuk kemi ende asgjë të konfirmuar. Ka një bacground të të dy personave, kanë qenë kambistë të bitcoin, nuk dihet nëse ka ardhur nga kjo veprimtari, mund të jetë edhe një konflikt i çastit, apo edhe një borxh”, tha Karamuço në Abc News.

ervin karamuço zhdukjen e 34-vjeçari eglant koçi

Lini një Përgjigje