Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Ranës së Hedhun, ku flakët janë përhapur me shpejtësi në drejtim të pyllit me pisha.
Përhapja e zjarrit është favorizuar nga bimësia e dendur e territorit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.
Në zonë ndodhen disa mjete dhe efektivë zjarrfikës, të cilët po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Sipas raportimeve, zjarri është afruar pranë disa strukturave akomoduese, ndërsa ekipet në terren po përpiqen të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe çdo rrezik të mundshëm për objektet që ndodhen në afërsi.


Lini një Përgjigje