
Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të dërgojë të dërguarin e tij të posaçëm Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Pakistan për të marrë pjesë në bisedime me Ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi në ditët në vijim.
Zëvendëspresidenti JD Vance nuk planifikon aktualisht të marrë pjesë, duke qenë se as Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad-Bagher Ghalibaf, nuk po merr pjesë, thanë disa zyrtarë për CNN. Ghalibaf shihet nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë si kreu i delegacionit të Iranit dhe homologu i Vance.
Megjithatë, zëvendëspresidenti do të jetë në gatishmëri për të udhëtuar në Islamabad nëse bisedimet përparojnë dhe anëtarë të stafit të tij do të jenë në Pakistan dhe do të marrin pjesë në negociata.
Kushner dhe Witkoff kanë punuar me zyrtarët e Iranit për një marrëveshje të mundshme mbi materialin bërthamor të Teheranit për muaj të tërë. Ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse bisedimet do të sjellin përparim këtë herë apo do të dështojnë sërish.
Lini një Përgjigje